‘Nuk du me pa asnjërën palë me sy’, Stresi dhe Noizy i japin fund miqësisë

by admin
Spread the love

Kur Noizy dhe Stresi u pajtuan me njëri-tjetrin një vit më parë, askush ‘nuk e besoi’, për shkak të grindjeve dhe konflikteve me njëri-tjetrin ndër vite. Dhe thuajse një vit pasi u pajtuan, dyshja kanë vendosur t’i japin sërish fund miqësisë me njëri-tjetrin.

Dy reperët nuk ndiqen më në rrjete sociale, ndërsa kanë hequr edhe videot e bashkëpunimit të fundit që pritej të dilte së shpejti. Disa menduan se vërtetë ka ndodhur një keqkuptim mes artistëve, disa të tjerë aluduan se e gjitha po bëhet për marketing të këngës së re.

Por duket se cdo gjë është e vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Stresi. Teksa ishte livestram në Tik Tok, Cllevio ka telefonuar Stresin duke e pyetur nëse fjalët që ka dëgjuar janë të vërteta. Stresi ja pohon duke u shprehur

“Është e vërtetë. Nuk du me pa me sy asnjërën palë”. Më tej ai thotë se nuk e ul veten t’i bëjë diss askujt dhe do të përqëndrohet vetëm te projektet e tij të reja. Ndërkohë që për arsyen e kësaj krisje, ende jemi të paqartë.

You may also like