“Nuk do lëmë rrugë pa asfaltuar”, Veliaj: Operacioni më i madh në Tiranë që nga 2015

by admin
Spread the love

Gjatë orëve të mbrëmjes kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në rrugët e njësisë nr.5.

Veliaj është shprehur se punimet në rrugë do të jetë një operacion për çdo aks rrugor ku nuk është ndërhyrë ende nga bashkia.

Sipas krybashkiakut, këto punime pritet të rrisin vlerën e pronës në çdo lagje e komunitet në kryeqytet.

“Do të jetë operacioni më i madh në Tiranë që nga 2015-ta. Nuk do lëmë asnjë rrugë pa asfaltuar. Sigurisht, ndodhi një traumë e madhe me atë që shkaktuan bursat, me rritjen e çmimit të naftës, pastaj çelikut e betonit, prandaj kemi vendosur që buxhetin e parealizuar të bashkisë t’a çojmë për ndërhyrje në nivel kapilar në Tiranë. Njerëzit nuk e kalojnë tërë kohën te sheshi “Skënderbej”; mund të shkojnë aty për një koncert apo aktivitet, por shumicën e kohës jetojnë në lagjen e tyre. Ndaj, po ndërhyjmë në të gjitha lagjet e Tiranës, me të njëjtën cilësi siç po punohet këtu, në rrugën paralele me “Rrugën e Kosovarëve. Fakti që shoh se reklamohen biznese deri në katin e tretë të pallateve, duke filluar nga një supermarket, te një sallon bukurie apo klinikë dentare, do të thotë se vlera e pronës është rritur. Me ndërhyrjen në infrastrukturë në nivel kapilar, i bëjmë shërbimin më të madh qytetit. Tiranës i është rritur vlera. Fakti që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm qendra e Tiranës, por duhet të jetë çdo nivel i qytetit. Fakti që sot çmimi ka arritur në 2000 – 2500 euro, nuk është vetëm vlera e atij që ka ndërtuar, është edhe vlera e investimit poshtë. Kur ka ndriçim LED, kur ka akses në rrugën kryesore, kur ti për 100 metër je në autostradën që lidh Tiranën me Unazën e Madhe, do të thotë se çdo punë që bëjmë ia ka rritur vlerën e shtëpisë secilit respektivisht,” deklaroi kryebashkiaku.

Punimet po kryhen në funksion të projektit për ndërtimin e segmentit rrugor dhe pedonales nga sheshi “Federik Shopen” deri në kryqëzimin me “Rrugën e Kosovarëve”.

You may also like