Nuk dimë deri ku do arrijnë, por deri tani Semi dhe Donaldi po planifikojnë të njëjtin tatuazh

by admin
Spread the love

Pasi përmbushën me sukses provën e javës, të përcaktuar nga Big Brother dhe prekën publikun me rrëfimet e jetës së tyre, Semi dhe Donaldi kanë vazhduar me diskutimet e tyre më vete.

Aktori i tregoi Semit se dëshiron që të realizojë një tatuazh brenda mjediseve të shtëpisë.

‘’Dua që të bëj një tattoo… Të shkruaj fjalën ‘Psikopat’ por në versionin shqiptar. Pra të shkruaj në fillim ‘Psiko’ dhe ngjitur të vizatohet shpendi i patës”, tha Donaldi.

Deklarata e tij u prit fillimisht me të qeshura nga Semi, deri në momentin që edhe asaj vetë ju mbush mendja të bëjë të njëjtën gjë. Madje dëshirën ja shprehu Donaldit duke thënë se dëshiron të bëjë një tatuazh të njëjtë me të. Nëse kërkesa do pranohet nga vëllai i madh, ende nuk dihet, por në vazhdim do e shohim nëse dy të rinjtë do kenë mundësinë të kenë një kujtim të përbashkët./revistawho.com

You may also like