Notat: Gjimshiti “ngel në klasë”, Kumbulla një siguri te Roma

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla ishin titullarë mbrëmjen e djeshme në sfidat e luajtur në kupat e Europës.

Atalanta fitoi 3-2 kundër Bayer Leverkusen, ndërkohë që mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë notën më të ulët.

“Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar me notën 5 Gjimshitin, me arsyetimin “që u driblua nga Adli” te goli i dytë i Leverkusen.

Ndryshe vlerësimi për Marash Kumbullën, për të cilin e njëjat gazetë shkruan se është një siguri për Romën.

“Të marrësh komplimente publikisht nga Mourinho është e mjaftueshme”, shkruan GDS, që me notën 6.5 ka vlerësuar edhe më të mirin, Cristante, portierin Rui Patricio dhe sulmuesin El Shaarawy. / oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

You may also like