Notat e shqiptarëve te Lazio , si i vlerëson GDS Strakoshën dhe Hysaj

by admin
Spread the love

Dje Lazio u ndesh në “Dacia Arena” kundër Udineses në sfidën që përfundoi me rezultatin 1-1. Në fushë zbritën edhe dy shqiptarët Elseid Hysaj dhe portieri Thomas Strakosha.

Të dy lojtarët luajtën që nga minuta e parë dhe nuk u zëvendësuan nga Sarri gjatë ndeshjes. Kështu, siç është bërë traditë tashme, La Gazzetta dello Sport ka dhënë edhe vlerësimet për dy lojtarët shqiptar.

Strakosha është vlerësuar me notën 6. Sipas asaj që argumenton gazeta prestigjioze italiane, portieri ishte i pafajshëm te rasti i golit dhe ishte i gatshëm në rastin e Betos. Nga ana tjetër, e shpëton një tranversë në minutat e fundit.

Hysaj sakaq është vlerësuar me notën 5. Disa pasa të gabuara dhe gjithashtu lexime të gabuara të lojës ishin arsyeja pse për Hysaj u vendos kjo notë. Gabim që ndodhën më shumë se një rast. /oversport.tv

You may also like