Notat e lojtarëve: Manchester United 3-2 Arsenal – Ronaldo ylli i derbit

by admin
Spread the love

Manchester Unitedi ka marrë pikët e plota në përballjen interesante ndaj Arsenalit që u zhvillua në Old Trafford.

Paraqitja e Djajve të Kuq ishte më e mirë se ajo e Topçinjve, ashtu edhe nota mesatare e tyre është më e mirë.

Cristiano Ronaldo (8.4) është lojtari me notën më të lartë në takim, derisa nota më e ulët te vendasit ishte për Alex Telles (6.3).

Te Arsenali janë veçuar golashënuesi Martin Odegaard (7.3) dhe mesfushori Gabriel Martinelli (7.3). Ndërkaq, notën më të ulët e ka marrë Takehiro Tomiyasu (6.2).

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Manchester United 3-2 Arsenal.

You may also like