Nostalgji për të shkuarën: “Ne, fëmijët e pullave dhe kartolinave të shkruara me dorë…”

by admin
Spread the love

“Më kujtohet lumturia, ajo përbëhej nga punëtorët që shkonin në det ditët e verës. Përbëhej nga makinat pa ajër të kondicionuar dhe pushues plot me valixhe. Ishin vitet, kur ne pensionistët mund të përfitonim një pension të denjë pas një jete me sakrifica. Ishin vitet e plazheve me tavolina plot me makarona të pjekura dhe me frigoriferët më të mbushur se ato të supermarketeve. Lumturia gjendej tek karriget e palosshme, tek kafet në grup pas konsumimit të drekës, tek muhabetet të gjithë së bashku, me të vegjël e të rritur bashkë.

Lumturia ishte edhe tek qytetet e shkreta, ku për të blerë bukë duhet të shkoje tek supermarketi qendror, sepse aty e dinim që supermarketi qëndronte gjithmonë hapur. Lumturia kishte shije të ndryshme! Diskotekat pranë detit ishin krijuar me material druri, me drita shumëngjyrëshe, ndërkohë që vajzat qëndronin të ulura në pritje të një ftese për të kërcyer e për t’u njohur më mirë. Ishim të huaj, por njëkohësisht ndiheshim aq të afërt, pa e ditur akoma emrin e personit tjetër.

Ne, me një kritarë në dorë dhe me një zjarr të ndezur pranë zjarrit, na dukej sikur kishim parajsën. Uleshim rreth e rrotull njëri-tjetrit dhe rrotullonim me dorë një shishe, nga e cila mund t’i rrëmbenim puthje ndonjë vajze. Për fat të keq, na qëllonte gjithmonë ajo që nuk e pëlqenim.

Ne, fëmijët e pullave dhe kartolinave të shkruara me dorë me tekstet “përqafime nga përtej detit”, ishim të lumtur. Ato kartolina i dërgonim përherë ditën e fundit, por prapë shkonim në shtëpi të lumtur, sepse nuk kishim fatura të papaguara që na prisnin në sirtarë. Kartolinat mund të mbërrinin me vonesë në vjeshtë, por ne sërish ishim të qetë mendërisht dhe kishim shpresën se e ardhmja do të ishte më e mirë”.

You may also like