Noka drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm, cilët janë dy nënkryetarët më të votuar

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj, ku i pari që mori fjalën në Këshillin Kombëtar të PD-së, në cilësinë e kryetarit, ishte Edi Paloka.

Pas përfundimit të votimit, ka nisur edhe procesi i numërimit. Flamur Noka deri më tani ka marrë 11 vota, ndërsa Ristani është 4 vota.

Ndërsa në garën për nënkryetar, aktualisht Boçi dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë 9 vota. Agron Shehaj 8 vota he Belind Këlliçi 3 vota.

Rezultatet:

Teksa janë numëruara 154 vota, ndërsa kanë ngelur rreth 50. Duke marrë shkas nga të dhënat e deritanishme, rezulton se Flamur Noka kryeson për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërkohë, për postin e nënkryetarit, në avantazh janë Luçiano Boçi, i ndjekur nga Oerd Bylykbashi.

You may also like