Noka dhe Nishani: Më 11 dhjetor PD do t’u rikthehet demokratëve dhe misionit për rrëzimin e Ramës nga pushteti

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ish-presidenti Bujar Nishani kanë shpërthyer ditën e djeshme në akuza të forta në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha. Fillimisht, ka qenë deputeti Noka, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama largohet nga pushteti kur sipas tij, Partia Demokratike do të çlirohet nga pengu i tij, Lulzim Basha.

Madje zoti Noka theksoi se më 11 dhjetor kur është parashikuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga delegatët që mbështesin nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas tij në këtë ditë Partia Demokratike do t’u rikthehet demokratëve dhe nisë rrugëtimi për rrëzimin e Ramës nga pushtet.

“Basha ka 8 vjet që i shërben Ramës duke bërë gjithçka për ta lënë atë në pushtet. Në vend që të largonte Ramën, pengu Basha ka zgjedhur që të largojë demokratët për të ruajtur karrigen e tij dhe për të mbrojtur interesat e tij. Mënyra më e shpejtë për të rrëzuar Ramën është çlirimi i PD nga pengu i tij. Në mënyrë që opozita të realizojë qëllimin, asaj i duhet një lider dhe jo një peng kryetar. 11 dhjetori do jetë dita kur PD do t’u rikthehet demokratëve dhe misionit të saj për rrëzimin e Ramës”, shkruan deputeti i PD, Flamur Noka.

Ndërkohë edhe ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar dje kryedemokratin Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Nishani shprehet se Basha po largohet me turp nga politika. M

“Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare. Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka se si largohesh e për çfarë do të kujtohesh. Lulzim Basha po largohet nga politika me turp, duke shkaktuar veç dëme e pa asnjë rekord për respektin më minimal. Rëndësi tashmë ka ringritja e PD dhe kthimi i betejës së vërtetë politike me regjimin monokratik më të diskretituar në tërë historinë post diktatoriale në Shqipëri”, shkruan ish-presidenti Bujar Nishani.

You may also like