Noizy ‘çmendet’ në koncert, godet projektorin deri në fikje

by admin
Spread the love

Energjia e artistëtve në performanca së fundi po bënë që të shkaktojnë dëme materiale.

Derisa u bë virale momenti kur reperi Don Xhon, përplas laptopin e DJ-it në një koncert në Vjenë të Austrisë deri në prishje, të njëjtën gjë pothuajse e bëri edhe Noizy.

Së fundi, është shpërndarë një video në ‘TikTok’, artisti shihet derisa e godet projektorin mbi kokën e tij dhe nuk ndalet së godituri deri në fikje të tij.

@hip.hop.shqip_

Noizy nervoz ne koncert 🤣

♬ original sound – Hip Hop Shqip

Pas 6 goditjeve, llampa e projektorit fiket e si duket për të mos u rregulluar më kurrë.

 

 

 


You may also like