NJU JORK – OKB voton rezolutën për armëpushim në Gaza, pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së

by admin
Spread the love

NJU JORK, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Pavarësisht kundërshtimit të qeverisë amerikane, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka planifikuar të zhvillojë sot një votim armëpushimi në Gaza.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Algjeria dhe vendet e tjera do të hidhet në votim sot në orën 10:30 në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Duke pasur parasysh shqetësimet për ofensivën e mundshme izraelite në qytetin Rafah në Gazën jugore, votimi rrit presionin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit kryesor të Izraelit.

Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield deklaroi se SHBA-ja do të përdorë edhe një herë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit nëse votimi zhvillohet.

SHBA-ja kërkon të parandalojë votimin për të mos rrezikuar negociatat e rëndësishme midis Izraelit dhe organizatës ekstremiste palestineze Hamas, e cila sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Vëzhguesit thanë se Uashingtoni nuk dëshiron të shihet si një nxitës i taktikave të luftës, të kritikuara gjithnjë e më shumë të Izraelit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like