NJU JORK – OKB voton nesër rezolutën për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

by admin
Spread the love

NJU JORK, 6 prill /ATSH-DPA/ Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të votojë nesër rezolutën për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në kuadër të pushtimit të saj në Ukrainë.

Takimi për këtë çështje është caktuar në orën 14:00.

Përfaqësuesve u kërkohet të votojnë një rezolutë të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ndër të tjera, e cila do të pezullonte Rusinë nga këshilli prej 47 anëtarësh, i konsideruar si organi më i lartë i OKB-së.

Këshilli me seli në Gjenevë u krijua në vitin 2006. Çdo shtet anëtar në organ zgjidhet për një mandat trevjeçar.

Këshilli shpesh paraqet raporte kritike për shkelje të të drejtave të njeriut në vendet anembanë botës. Nga ana tjetër, kritikët e akuzojnë atë se nuk i dënon në masën e duhur abuzimet nga fuqitë e mëdha si Kina. Gjithashtu ndodh herë pas here që vendet e akuzuara për shkelje të të drejtave të njeriut të përfaqësojnë organin.

Për të pezulluar anëtarësimin e një vendi, duhet të votojnë pro tre të katërtat e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse kjo shumicë do të arrihet nesër në asamble, Rusia do të mbetet zyrtarisht anëtare deri në fund të mandatit të saj, por do të humbasë të gjitha të drejtat e këtij anëtarësimi. Vendi nuk do të ishte më në gjendje të merrte pjesë në seanca, as si vëzhgues. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like