NJU JORK – OKB: Nuk ka asnjë provë të armëve të shkatërrimit masiv në Ukrainë

by admin
Spread the love

NJU JORK, 9 mars /ATSH-DPA/- Kombet e Bashkuara nuk kanë gjetur asnjë provë të armëve të shkatërrimit masiv që dyshohet se janë prodhuar në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk është në dijeni të ndonjë aktiviteti nga ana e qeverisë ukrainase, e cila nuk është në përputhje me detyrimet e saj të traktatit ndërkombëtar, duke përfshirë armët kimike ose armët biologjike.

Deklarata e OKB-së vjen pas akuzave ruse se Ukraina po prodhon armë bërthamore ose biologjike. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ekziston një rrjet bio-laboratorësh në Ukrainë që punon në emër të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, një pretendim që është hedhur poshtë prej kohësh i konsideruar si i pasaktë.

Pentagoni i quajti akuzat absurde, qesharake dhe të pavërteta. “Kjo është një pjesë e librit të lojërave ruse”, tha një zyrtar i lartë i Mbrojtjes amerikane lidhue me akuzat ruse.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like