NJU JORK – OKB: BE të mos ndërpresë ndihmën për Afganistanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 25 janar /ATSH-DPA/ – Zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së kundër shkurtimit të ndihmave humanitare për Afganistanin, pavarësisht nga shtypja e talebanëve ndaj të drejtave të grave.

”Qeveritë duhej t’u shpjegonin taksapaguesve pse ata vazhduan t’i jepnin para’ një vendi që diskriminonte gratë në këtë masë”, u tha Mohammed gazetarëve në Bruksel.

”E vërteta fatkeqe, megjithatë, ishte se gratë dhe fëmijët në Afganistan do të kishin vdekur pa ndihmë nga jashtë”, shtoi ajo.

Duke theksuar nevojën për ndihmë humanitare, Mohammed theksoi se ”Afganistani kishte temperatura deri në minus 30 gradë Celsius dhe disa njerëz nuk kishin mjaftueshëm për të ngrënë”.

”Qëllimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë të bëjë presion ndaj militantëve talebanë”, tha ajo.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, Afganistani është i vetmi vend që privon gratë nga arsimimi./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like