NJU JORK – Lavrov: Gati për të negociuar por jo armëpushim

by admin
Spread the love

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Rusia është e gatshme për negociata për Ukrainën, por nuk do të marrë në konsideratë propozimet për armëpushim: u tha gazetarëve ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

”Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë tashmë “shumë qartë, Ne jemi gati për negociata, por ne nuk do të shqyrtojmë asnjë propozim për një armëpushim, sepse e kemi menduar një herë, por ju nuk i keni respektuar”, theksoi Lavrov.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like