NJU JORK – Kreu i OKB-së: Raporti i fundit për ndryshimet e klimës një “dosje turpi”

by admin
Spread the love

NJU JORK, 4 prill /ATSH-DPA/ Gjatë prezantimit të raportit të ri për Ndryshimet Klimatike (IPCC), sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka sulmuar politikanët dhe bizneset.

“Kjo është një dosje turpi, ku shfletohen zotimet boshe që na vendosin në rrugën drejt një bote të pajetueshme”, tha Guterres pas një vlerësimi të një krize të rëndë klimatike.

“Aktivistët e klimës ndonjëherë përshkruhen si radikalë të rrezikshëm. Por radikalët me të  të rrezikshëm janë vendet që po rrisin prodhimin e lëndëve djegëse fosile. Investimi në infrastrukturën e re të karburanteve fosile është një çmenduri morale dhe ekonomike” shtoi Guterres.

“Disa udhëheqës qeveritarë dhe biznesi thonë një gjë, por bëjnë një gjë tjetër. E thënë thjesht, ata gënjejnë”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres.

“Kërkoni që energjia e rinovueshme të prezantohet tani dhe me shpejtësi”, tha ai duke iu drejtuar popullatës së botës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like