NJU JORK – Duda takon Trump, ndërsa Evropa përgatitet për një mandat të dytë të ish-presidentit

by admin
Spread the love

NJU JORK, 18 prill /ATSH/ – Ish-presidenti Donald Trump u takua me presidentin polak Andrzej Duda në Nju Jork, i fundit në një seri takimesh me liderë të huaj, ndërsa Evropa përgatitet për mundësinë e një mandati të dytë të Trump, shkruan BBC.

Kandidati i supozuar republikan priti Dudën në Kullën Trump, ku të dy diskutuan luftën në Ukrainë dhe shtytjen e Dudës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët e NATO-s.

Duda, i cili prej kohësh ka shprehur admirim për Trumpin, është gjithashtu një mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe ka inkurajuar Uashingtonin që të ofrojë më shumë ndihmë për Kievin në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.

Ky financim u bllokua nga aleatët e Trump në Kongres.

Pas mbërritjes së tij, Trump lavdëroi presidentin polak, duke thënë se “ai ka bërë një punë fantastike dhe është miku im. Kemi kaluar katër vite të mrekullueshme së bashku. Ne jemi gjithmonë me Poloninë”.

Pas takimit gati dy orë e gjysmë, Duda tha vetëm se ishte një “takim miqësor në një atmosferë shumë të këndshme”.

Ndihmësi i tij, Wojciech Kolarski, i cili ishte gjithashtu i pranishëm, e përshkroi atë si një “takim të shkëlqyer të dy miqve që kujtuan kohën kur për katër vjet ata bashkëpunuan duke mbajtur poste presidenciale”, një periudhë që ishte shumë frytdhënëse për polakët”./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like