Njihuni me 6 skuadrat që siguruan kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

by admin
Spread the love

Sot kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Derisa, edhe Benfica arriti fitore prej 1-0 si mysafir i Ajaxit në ‘Johan Cruijff ArenA’, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Estadio da Luz përfundoi me rezultat të barabartë (2-2) dhe pas ndeshjes kthyese në Amsterdam, skuadra portugeze vazhdon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Më poshtë keni gjashtë skuadrat që vazhduan tutje në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Atletico Madrid, Benfica.

You may also like