Njëri prej prioriteteve të kryetarit Rama

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova ka folur në lidhje me ndërtimin e Unazës së Mesme në këtë komunë.

Ai tha se ky projekt është njëri prej prioriteteve të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

 “Unaza është njëri prej prioriteteve të kryetarit Rama. E kemi diskutuar së fundmi edhe me Ministrinë e Infrastrukturës, por edhe me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ata kanë një interesim të madh që të kyqen në këtë projekt, i cili është me interes jo vetëm për Prishtinën, por përtej saj, mos të them interes nacional, sepse është projekt i madh”, tha ai.

Ai u shpreh se Ministria e Infrastrukturës ka gatishmëri për realizim e këtij projekti, përcjell Klankosova.tv.

“Ministria e Infrastrukturës ka një interesim, por edhe një gatishmëri për realizim e projektit të Unazës së Mesme, i cili ka një vlerë të madhe, andaj kërkohet kredi, mbështetje financiare prej organizatave që japin fonde të tilla dhe normalisht kërkon edhe aprovim nga ana e qeverisë, sepse po flasim për një projekt i cili është mbi 100 milionë euro”, u shpreh Zogaj.

You may also like