Një zvarranik i “paftuar” shkakton panik në fushë, arbitri pezullon ndeshjen

by admin
Spread the love

Gjatë një ndeshje futbolli, të gjithë kërkojnë të bëhen nga pak protagonistë të saj teksa shpeshherë kemi parë tifozë të cilët tejkalojnë sigurinë dhe futen në fushë.

Imazhe të cilat në të shumtat e rasteve janë qesharakë, ndërsa të paftuar në fushën e lojës kanë qenë në jo pak raste edhe kafshët, si qen apo mace që kanë bërë që për disa minuta lojtarët të relaksohen.

Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu në kampionatin e Guatemalës teksa po zhvillohej ndeshja e kampionatit mes Nueva Concepcion dhe Municipal. Në minutën e 82, një gjarpër mbi dy metra i gjatë shihet në terrenin e lojës duke shkaktuar panik te lojtarët të cilët kërkonin të shmangnin një takim nga afër me zvarranikun e rrezikshëm.

Në këtë formë, arbitri nuk pati zgjidhje tjetër veçse të pezullonte sfidën, ndërsa ata të cilët u angazhuan për të larguar gjarprin nga fusha nuk e patën aspak të lehtë, teksa në një moment një prej zjarrfikësve ia doli t’i afrohet dhe ta “rrëmbejë” për ta përcjellë jashtë terrenit të blertë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like