Një tjetër yll i Serie A drejt Premier League, Conte bind mesfushorin e Atalantës

by admin
Spread the love

Ruslan Malinovski është shumë pranë transferimit në Premier League. Mediat italiane e konsiderojë lojtarin ukrainas si afrimin e radhës për Tottenhamin e Antonio Contes.

Kur i ka mbetur dhe një vit kontrat me bergamaskët, Atalanta është e hapur që të shesë Malinovskin pasi nuk dëshiron ta humbasë atë me parametër zero. Palët kanë arritur një marrëveshje, ndërsa në garë është gjithashtu edhe një tjetër ekip nga Premier League.

Bëhet fjalë për Nottingham Forest, por Tottenham e ka mposhtur konkurrencën e tyre. Për këtë arsye, kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u diskutuar dhe gjasat më të mëdha e shohin fantazistin ukrainas si një tjetër përforcim të Tottenhamit. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like