Një tjetër talent shqiptar shkon në Itali, Mateo Çipi drejt Sassuolos

by admin
Spread the love

Vazhdon katapultimi i talenteve shqiptarë në Serie A. Këtë herë radha është e Mateo Çipit. I lindur në Gjermani, në vitin 2004, Mateo është djali i legjendës së mbrojtjes shqiptare, Geri Çipi.

I gjatë 191 cm, ai është aktivizuar me ekipet zinxhir të Flamurtarit ku ka luajtur më pas edhe me ekipin e parë në sezonin 2020-2021 në moshën 16-vjeçare. Çipi është gjithashtu pjesë e moshave të kombëtares shqiptare ku së fundmi është grumbulluar nga Armando Cungu me kombëtaren U19.

Pikërisht kur aktivizohej me moshat U18, në sfidën Itali-Shqipëri, në gusht të vitit 2021, ai u zbulua nga skautët e Sassuolos që kërkuan ta shikonin atë më nga afër.

Megjithatë, për fatin e tij të keq, në fundin e vitit ai pësoi një dëmtim të rëndë në stërvitje që po e mban ende jashtë fushave.

Sakaq, Çipi duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe ka filluar të stërvitet i veçuar për të qenë gati për rikthimin në fushë. Tashmë ai do të bëhet një lojtar i moshave U18 të ekipit të Sassuolos në Itali. /oversport.tv

You may also like