Një tjetër sukses për aktorët kosovarë, “Zgjoi” në listën e filmave më të mirë të 2021-shit

by admin
Spread the love

Filmi ‘’Zgjoi (Hive)’’ ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm me çmime të rëndësishme në festivale prestigjioze botërore.

Kulmin deri tani filmi po e arrin me futjen në rrethin e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Ky lajm ka gëzuar aktorët e pjesëmarrësit e filmit, publikun por edhe shumë fytyra të njohura që njihen botërisht, të cilat kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Mes tyre ishte edhe Dua Lipa, e cila lajmin e postoi në Instagram aty ku ndiqet nga më shumë se 76 milionë ndjekës.

Epo lajmet e mira vazhdojnë!

“Zgjoi” është pjesë e listës së filmave më të mirë të vitit 2021, sipas Rottern Tomatoes.

Tomatoes fut në listë filmt që arrijnë statusin e “Certified Fresh” duke ruajtur një rezultat të qëndrueshëm të Tomatometer prej të paktën 75 për qind pas një numri minimal komentesh.

“‘Zgjoi’ renditet i 11-i në listën e filmave më të mirë të vitit 2021 nga uebfaqja ‘Rotten Tomatoes’”, shkruhet në faqen zyrtare të filmit.

Më poshtë janë 15 nga 233 filmat e renditur nga Rotten Tomatoes si filmat më të mirë për vitin 2021:

1. 76 DAYS
2. DRIVE MY CAR
3. QUO VADIS, AIDA?
4. SLALOM
5. THE WORST PERSON IN THE WORLD
6. PARALLEL MOTHERS
7. LUZZU
8. SABAYA
9. MAYOR
10. PAPER SPIDERS
11. ZGJOI (HIVE)
12. ËOODLANDS DARK AND DAYS BEËITCHED: A HISTORY OF FOLK HORROR
13. THE WOMAN WHO RAN
14. CHANGING THE GAME
15. AZOR.


You may also like