Një tjetër largim pritet nga Napoli, mesfushori refuzon rinovimin e kontratës

by admin
Spread the love

Vazhdon situata e vështirë me rinovimet te Napoli. Sipas mediave italiane, pas Kalidou Koulibaly dhe Ounas, edhe mesfushori Fabian Ruiz nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën e tij. Kështu me shumë gjasa spanjolli do t’i bashkohet listës së gjatë të lojtarëve që do të largohen këtë verë.

Sipas mediave të ndryshme Fabian Ruiz është i lidhur me një rikthim të mundshëm në Spanjë. Ai kërkohet nga disa klube mes të cilëve edhe Real Madridi dhe Barcelona, ndërsa për të marrë shërbimet e tij duhet të paguajnë të paktën 30 milionë euro.

Kontrata aktuale e Fabian Ruiz skadon në fundin e sezonit tjetër dhe Napoli është i detyruar ta shesë sa më parë për mos ta humbur me parametër zero. Kështu, mesfushori spanjoll po përgatitet për rikthimin e tij në vendlindje, ku më parë ka luajtur me Betis dhe Elche. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like