Një tjetër demokrat “tradhton” Lulzim Bashën, i bashkohet Sali Berishës në Fushë-Krujë

by admin
Spread the love

Kryetari i degës së PD, Fushë-Krujë, Agron Loka ka komentuar situatën në PD dhe veçanërisht foltoret e Berishës, ku sot do të jetë pikërisht në këtë qytet.

Ai u shpreh se vendosi të jetë përkrah këtyre foltoreve sepse kjo ishte dhe kërkesa e bazës së partisë dhe se sipas tij duke qenë në krye të tyre ai zgjedh të mbështesë zërin e tyre.

Komenti i Lokës:

“Vendimi im për t’ju bashkuar foltores vjen nga kërkesa e bazës së partisë. Nga kërkesa e bazës së partisë që do të thotë se janë unanimisht pro lëvizjes së foltores pasi siç e dimë qëllimi i saj është dëgjimi i zërit të forumeve, drejtuesit e degës së PD janë pro kësaj lëvizje dhe unë si përfaqësuesi i tyre nuk më ngelet gjë tjetër, por ti mbështes dhe dëgjoj. Duke na bashkuar për qëllimin që na kërkohet. Në këtë foltore do ketë anëtarë, grupe seksione pjesë nga kryesia. Nuk jemi në dijeni të deputetëve, por askush nuk vjen me thirrje dhe detyrim. Ne do të jemi aty për të pritur liderin shpirtëror politik ashtu siç e kemi në traditë mikpritjen”, tha ai.

You may also like