Një tjetër braktisje për Bashën: Deputeti i PD paralajmëron dorëzimin e mandatit

by admin
Spread the love

Debatet e ashpra kanë mbizotëruar në mbledhjen e së hënës pasdite në grupin parlamentar të PD-së. Në “gijotinë” është vendosur kryedemokrati Lulzim Basha, ku i kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit me qëllimin për të hapur një hapësirë pajtimi mes demokratëve.

Por deputeti demokrat Dashnor Sulaj duke qenë kundër Bashës ka paralajmëruar dhe dorëzimin e mandatin të deputetit nëse kjo i shërben bashkimit të partisë të ndarë me grupimit Basha dhe Berisha.

“Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjesi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nëse i shërben mandati im për PD dhe bashkimin e demokratëve e vë në dispozicion që të japë dorëheqjen qysh në këtë moment. S’kam ardhur tek PD dhe si deputet për interesa personale e s’e dua mandatin për veten time se s’ka vlerë pa demokratët.

S’e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelur, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrur gje mbrapsht nga PD. Mandatin s’e shoh si privilegj absolutisht. Po të deklaroi që nëse nuk ka zgjidhje në PD mua mos më konsideroni më për zgjedhjet e arshshme vendore. Dhe nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që PD do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme unë do e mbyll karrieren e deputetit”, është shprehur Dashnor Sulaj.

You may also like