Një tifoz humb jetën në “Veltins Arena”, ndalen koret në respekt të tij

by admin
Spread the love

Një urgjencë mjekësore në tribunë la në hije minutat e fundit të ndeshjes së Bundesligës ndërmjet Schalke 04 dhe Bayer Leverkusenit (0-3).

Një tifoz i vendosur në tribunën jugore shfaqi probleme serioze shëndetësore dhe megjithëse iu dha ndihma e nevojshme, nuk mundi të mbijetonte.

Spikeri i stadiumit njoftoi të pranishmit në “Veltins Arena” për ngjarjen e hidhur.

Në respekt të tifozit që humbi jetën, tifozët e të dyja skuadrave ndaluan së brohorituri në minutat e fundit të ndeshjes kur rezultati ishte 0-3, si dhe ndalën së valëvituri flamujt e tyre.

Rezultati i ndeshjes në këtë rast kaloi në plan të dytë.

 

You may also like