Një shtetase serbe ia vjedh 200 euro qytetarit në Pejë dhe tenton të kalojë kufirin

by admin
Spread the love

Një grua, shtetase e Serbisë, është arrestuar në pikën kufitare “Kullë”, pasi që e njëjta i ka marrë 200 euro që i kanë rënë një personi në një lokal në Pejë, dhe më pas ka tentuar të ikë për në Mal të Zi.

Personi që i ranë paratë u ankua në polici, ku më pas u bë shikimi i kamerave nga këta të fundit, dhe është vërejtur një grua  e panjohur, e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel, me targa të Malit të Zi.

“E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën E. M., e lindur më 1971, shtetase e Serbisë. Nga e dyshuara janë sekuestruar të holla në shumën prej dyqind (200) euro, të cilat pas procedurave ligjore do ti kthehen viktimës. E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

You may also like