Një shifër më e lartë nga ajo që ministri raportoi/ Hamasi: Janë të paktën 16,200 persona të vrarë, mijëra të tjerë të zhdukur

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme u raportua nga ministri palestinez i shëndetësisë se në Gaza kanë humbur jetën 15,900 palestinezë, megjithëse Hamasi thotë se shifra është më e lartë.

Sipas tyre janë të paktën 16,248 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite, që prej nisjes së sulmeve më 7 tetor. Shifra që ministri palestinez i shëndetësisë në Ramallah raportoi kishte një diferencë prej të paktën 300 viktimash.

Ndër të tjera shtohet se shifra e fundit përfshinte 7,112 fëmijë dhe 4,885 gra, që kanë ndërruar jetë. Shtohet gjithashtu se të paktën 43,616 palestinezë janë plagosur dhe rreth 7,600 janë të zhdukur.

Ndërkohë që nga sulmet e Izraelit më 7 tetor, në shënjestër kanë qenë edhe qendrat shëndetësore, në të cilat IDF-ja pretendonte se fshiheshin militantët e Hamasit.

Si pasojë e këtyre sulmeve në këto qendra spitalore kanë mbetur të vrarë edhe 250 punonjës palestinezë të shëndetësisë.


Top Channel

You may also like