Një shëtitje 10-minutëshe me nxitim çdo ditë, mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë – bota.al

by admin
Spread the love

A mund t’i shtojë vite jetës tuaj një shëtitje 10-minutëshe çdo ditë me një ritëm të lartë? Një studim i fundit mbi afro 5000 të rritur në moshë të mesme dhe të moshuar, zbuloi se numri i vdekjeve binte me rritjen e aktivitetit fizik.

Vetëm 10, 20 ose 30 minuta ushtrime fizike shtesë në ditë në ditë, i redukton normat vjetore të vdekshmërisë, respektivisht me 7, 13 dhe 17 për qind. Studimi u bazua tek amerikanët e moshës 4085 vjeç, të cilët mbajtën akselerometra në dorë për një javë.

“Përfitimi i mundshëm shëndetësor nga ndryshimi i aktivitetit fizik të përditshëm në njënormëmenaxhueshme nuk dihet ende. Ne përdorëm në këtë studim matjet e akselerometrit, për të analizuar lidhjen midis aktivitetit fizik dhe vdekshmërisë në një kampion të bazuar në popullatë të rriturve amerikanë” shkruajnë autorët në studimin e tyre.

Studimi tregoi se shtimi me 10 minuta i aktivitetit fizik çdo ditë, parandalon rreth 111.174 vdekje në vit. Nuk është për t’u habitur, që sa më shumë aktivitet fizik, aq më shumë parandalohen vdekjet. Kjo shifër gati u dyfishua dhe u trefishua në 209.459 dhe 367,037, me shtimin e aktivitetit fizik me përkatësisht 20 dhe 30 minuta.

Rezultate të ngjashme janë vërejtur tek burrat dhe gratë, dhe nga të gjitha përkatësitë etnike. Vullnetarët u ndoqën mesatarisht për 10 vjet. Gjatë asaj kohe ndodhën 1165 vdekje. Studiuesit përdorën një teknikë statistikore të quajtur PAF (Fraksioni i Atribuuar i Popullsisë).

Ai vlerëson përqindjen e vdekjeve që mund të ishte parandaluar çdo vit, me anë të një rritjejemodeste të aktivitetit fizik mesatar deri në të fuqishëm (MVPA). Për të rriturit e shëndetshëm, mjekët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet ose 75 minuta aktivitet aerobik të moderuar ose të fuqishëm në javë.

Stërvitja fizike i ndihmon njerëzit të bien në peshë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Po ashtu i mbron nga demenca, duke rritur fluksin e gjakut në tru. Në dijeninë tonë, ky është studimi i parë që vlerëson numrin e vdekjeve të parandalueshme përmes aktivitetit fizik, duke përdorur matje të bazuara tekakselerometri midis të rriturve amerikanë, ndërsa e pranon se rritja e aktivitetit fizik, mund të mos jetë e mundur për të gjithë” theksojnë autorët. Studimi është botuar në JAMA InternalMedicine”. / StudyFinds – Bota.al

You may also like