Një seri e re tërmetesh në rajonin e Manastirit dhe Follorinës

by admin
Spread the love




Një seri e re tërmetesh sonte janë regjistruar mes Manastirit dhe Follorinës, nga të cilat lëkundja më e fortë ka qenë në orën 18:44 me intensitet prej 4 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Siç bëri të ditur  Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, epiqendrat e të gjitha dridhjeve kanë qenë në rajonin rreth 120 kilometra në jug të Shkupit në territorin e Greqisë në afërsi me kufirin me vendin.

Më i forti nga këto tërmete në territorin e Manastirit dhe rrethinë është ndjerë me intensitet prej IV deri V sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Paraprakisht, Observatori Sizmologjik bëri të ditur se në zonën e njëjtë në orën 16:40 është regjistruar tërmet me një intensitet prej 4,5 ballë sipas shkallës së Rihterit. Kjo dridhje në Manastir dhe rrethinë është ndjerë me intensitet prej V ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.


You may also like