Një plumb maqedonas vret Fatma-n shtatzënë – Shqip

by admin
Spread the love

Një shtetasë afrikane e quajtur Fatma, 23 vjeçe, është qëlluar e vrarë aksidentalisht nga policë maqedonas, një ngjarje e ndodhur rreth një javë më parë, por e bërë publike orët e fundit, duke u shënuar si një rast mjaft tragjik. Kjo, edhe nga fakti se e reja ishte shtatzënë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku policë maqedonas janë përballur me një kontrabanidist qeniesh njerëzore, i cili thuhet se i ka sulmuar ata. Në këtë moment një plumb qorr dalë nga arma e një prej policëve ka përfunduar në trupin e së resë fatkeqe, emigrante nga Afrika.

Kjo raportohet nga organizata “Second Tree”, e cila punon në kampet e refugjatëve në pjesën veriore të Greqisë.

“Ajo ishte pjesë e organizatës sonë”, shkruan Second Tree.

Fatma kishte edhe një burrë, Ebu Bekrin dhe ata njiheshin që në fëmijëri. Ata shpesh e quanin njëri-tjetrin ‘gjithçka e imja’.

Dy muaj para se të vritej, Fatma i tha Ebu Bekarit se ishte shtatzënë, por meqë nuk kishin dokumente dhe para, nuk bënë kurrë një test shtatzënie”, thekson organizata, duke shtuar se “ka edhe një video në të cilën Ebu Bekër përqafon Fatma-n ndërsa ajo po vdes nga plaga me armë zjarri”.

Sipas organizatës në fjalë, menjëherë më pas, bashkëshorti i Fatmës u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për një ditë pa asnjë lajm për gruan e tij. I është ofruar që ta lërë në kufi me Serbinë, por ai ka thënë se “do drejtësi për Fatma-n”.

“Giovanni dhe Juliet nga ekipi ynë tani janë me Abu Bakar në Maqedoninë e Veriut. Ai ende nuk e di se ku ndodhet trupi i Fatma-s dhe kërkon ta shohë që nga dita që u ndanë. Ai ka një avokat me vete dhe janë gati të kërkojnë drejtësi”, thonë nga organizata. /tesheshi.com/

      

You may also like