Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” mbyllet përkohësisht për katër ditë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të premten se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” do të mbyllet për shkak të punimeve për zhvendosjen e trafos së rrymës dhe zgjerimin e rrugës në atë pjesë.

Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur në katër ditët e ardhshme, duke filluar nga e shtuna, nga ora 08:00 deri në 18:00.

Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim në datat 16,17,18 dhe 19 prill nga ora 8:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftim.

You may also like