Një person plagos rëndë 33-vjeçarin në Zvicër dhe më pas vetëvritet

by admin
Spread the love

Një 33-vjeçar është plagosur rëndë nga një 29-vjeçar mëngjesin e së dielës në Kreuzlingen. Autori pas krimit ka kryer vetëvrasje. Viktima është dashur të dërgohet në spital me ambulancë

Mëngjesin e së dielës, ka ndodhur një akt i dhunshëm në Kreuzlingen TG. Sipas hetimeve të Policisë Kantonale të Thurgaut, një 29-vjeçar ka sulmuar një burrë në një apartament në Rigistrasse pak para orës 10:00, informon portali Shtegu. Nga sulmi 33-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u desh të dërgohej në spital nga shërbimi i ambulancës. Pas krimit, autori ka rënë nga dritarja, ku pas plagëve të marra edhe ka humbur jetën.

Sfondi i krimit është ende i paqartë dhe është objekt i hetimeve të vazhdueshme nga Policia Kantonale e Thurgaut. Zyra e prokurorit publik në Kreuzlingen ka hapur një hetim.

You may also like