Një person ka mbetur i lënduar në Mateç pas përleshjes fizike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, pasi është sulmuar nga disa persona.
“Me datë 18.11.2021 në ora 10.45 në SPB Kumanovë – Sektori Policor Mateç, B.Z. (35) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës, ka raportuar se O.O. (48) nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, ka sulmuar fizikisht H.Z., duke e lënduar me objekt të mprehtë”, thonë nga policia.
Në lidhje me rastin, O.O. ka raportuar se gjatë rrugës për në fshat është sulmuar fizikisht nga H.Z. dhe disa të tjerë.
MPB thotës e janeë duke punuarnë zbardhjen e rastit.


You may also like