Një përqafim i habitshëm mes shqiptares dhe serbes!

by admin
Spread the love

Atletja shqiptare, Elina Tzengko, përfaqëson Greqinë, është kampione e Evropës në shtizë.  

E habitshëm se si ajo përqafohet me atleten serbe.

Një medium i Serbisë, “Kurir”, shkruan për këtë rast në këtë mënyrë:

 “Përqafim prekës i një gruaje serbe dhe një gruaje shqiptare! një skenë që rrotulloi gjithë planetin: një tjetër dëshmi se sporti bashkon të papajtueshmit!

Atletja serbe Adriana Vilagosh fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Munihut, në hedhjen e shtizës.

Adriana hodhi shtizën 3.8 metra pas përfaqësueses së Greqisë, Elena Tzengko, e cila doli kampione e Europës.

Elina, prindërit e së cilës janë nga Shqipëria, ka festuar suksesin e saj të madh me sportisten serbe. Sapo e kuptuan se kishin fituar medalje, në pistë pati një përqafim të përzemërt. Ndonëse janë rivalë të mëdhenj në fushë, mes tyre është zhvilluar miqësia dhe rivaliteti i shëndetshëm.

Fotoja e tyre e përbashkët bëri xhiron e botës dhe tregoi se sporti ka fuqinë të bashkojë të papajtueshmit”.

You may also like