Një parti shqiptare ia mban “ison” VMRO-së – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë takimeve me qytetarë të Tetovës, ka folur për ndryshimet kushtetuese dhe nevojën e sjelljes së tyre për të filluar, sipas tij, fillimin e mbarë të bisedimeve me BE-në, përcjell KlanM.

Ai gjithashtu përmendi kundërshtarët e këtij procesi që kërkojnë zgjedhje të parakohshme, duke e përmendur VMRO-DPMNE-në si bartëse e kësaj kërkese. Por sipas tij, edhe një parti shqiptare po e mbështet VMRO-në në kërkesën për zgjedhje të parakohshem, duke aluduar në Lëvizjen Besa.

“Mirëpo, ndryshimet kushtetuese domosdo duhet të bëhen për arsye se është marrëveshje detyrimisht e respektueshme. Nuk ka vullnet të mirë prej një pjese të partive politike, këtë rast opozitës maqedonase, që herë pas herë ison ia mban edhe një parti shqiptare për gjoja zgjedhje të parakohshme dhe kjo do na bëhet një litar i zgjatur, po aq sa na zgjati mos zgjedhja e kontestit me palën greke. Kjo do të ndodhë pas dy apo tre muajsh, por duhet të ndodh, sepse është në të mirën e qytetarëve të këtij vendi”, ka deklaruar Ahmeti./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like