Një palë paraqiti parakushte tê papranueshme nga pala tjetêr – Shqip

by admin
Spread the love

Deklata e shefit të diplomacisë europiane në përfundim të takimeve me Kurtin dhe Vuçiq

Ne jemi shumë tê shqetësuar nga ngërçi i krijuar në kuadrin e normalizimit tê marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe nga sulmet terrorriste që ne i kemi dënuar sërish në takimin tonë.

Ne patëm një takim me presidentin Macron, kancelarin Scholz, kryeministren Meloni me kryeministrin Kurti dhe më pas me presidentin Vuçiç. Ne diskutuam situatën dhe përcollëm mesazhin që e vetmja rrugë përpara është normalizimi I marrëdhënieve përmes dialogut dhe që mënyra europiane kêrkon normalizimin e marrêdhênieve midis të dyja palëve. Ka një pengesë të madhe, që ka të bëjë me ngritjen e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Për të ndihmuar palët që të arrijnë një marrëveshje, ne prezantuam një propozim europian të ekuilibruar (balancuar) për këtë bashkësi dhe insistuam që të përfitohet nga ky shans për të bërë një kapërcim përpara në normalizimin e marrëdhënieve dhe për të evituar spirale të re dhune. Fatkeqêsisht, palët nuk ishin gati që të pranonin këtë pa kushte për palën tjetër.

Dhe një herë, ne kërkojmë që palët të angazhohen seriozisht në procesin e normalizimit dhe kjo mund të bëhet vetëm brenda kuadrit të dialogut, sepse ështê e vetmja mënyrë për ta që avancojnë në rrugën europiane.

Do të vazhdojmë që të insistojmë që të kemi një marrëveshje, por sot fatkeqêsisht nuk u bë e mundur për shkak të parakushteve nga njëra palë që ishin të papranueshme për palën tjetër.

Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel

You may also like