Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura! Përpjekje e re për ndryshimin e modelit zgjedhor në RMV

by admin
Spread the love

Përpjekje e re e partive më të vogla politike për ndryshim të modelit zgjedhor pasi që kjo përpjekje disa herë dështoi. Një njësi zgjedhore në vend të gjashtë njësive dhe lista të hapura me model proporcional pa prag zgjedhor – këto janë kërkesat e tyre për të cilat kërkohet konsensus nga partitë më të mëdha. Deputetët që qëndrojnë pas kësaj nisme thonë se me ndryshime e tilla do të respektohet vullneti i qytetarëve në zgjedhje.

“Ky proces të zhvillohet në dy faza. Faza e parë, parlamenti të hapë debat për një njësi zgjedhore dhe diku deri më 15 janar të miratohet ky ligj. Por do të ishte mirë nëse bëhen disa reforma sistematike të ligjëvënies zgjedhore ku me të vërtetë kemi përparësi sistematike të 4 partive të mëdha politike. Ne partitë e tjera politike jemi në një pozitë të jo barabartë , nuk kemi baza të njëjta për start dhe andaj është e vështirë të ndryshohen gjendjet në shtet”, tha Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike.

Përveç kërkesave të dorëzuara, nga RDM-ja janë me qëndrim se në Kodin zgjedhor duhet të ketë përfaqësi të barabartë të grave dhe burrave në listat. Kryetarja e partisë, Maja Moraçanin thotë se me këto ndryshimet, partitë e vogla nuk do të hyjnë në koalicion me partitë e mëdha.

“Nëse miratohet ky model zgjedhor me një njësi zgjedhore – pa prag zgjedhor, atëherë edhe nuk do të ketë nevojë, ja kushtimisht, partitë më të vogla nuk do të duhet të hyjnë në koalicion parazgjedhor por çdo parti në mënyrë të pavarur do të marrë pjesë në zgjedhje për të prezantuar programin e vet zgjedhor dhe në bazë të mbështetjes së marrë nga qytetarët, si në çdo shtet demokratik, mund të bëjë marrëveshje për koalicion të mëtejshëm”, u shpreh Maja Moraçanin nga RDM.

Nuk është vetëm çështja për mbijetesën e partive të vogla politike, por në të gjitha zgjedhjet humbet një numër e madh votash të qytetarëve.

“Ne kemi në çdo zgjedhje parlamentare rreth 50-70 mijë vota të qytetarëve të cilat zhduken në ajër dhe ata qytetarë nuk janë të përfaqësuar në mënyrë adekuate në Kuvend. Neve mund të na pëlqejnë ose jo ideologji të caktuara, ndoshta ka ideologji më radikale dhe më liberale, megjithatë zëri i çdo qytetari duhet të përfaqësohet dhe shpresoj se më në fund të gjithë së bashku pa marrë parasysh ideologjitë politike që i bartim, do të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtjen e kësaj zgjidhjes ligjore”, potencoi Monika Zajkova nga PLD.

Përpjekjet paraprake të partive më të vogla që të sillet model i ri zgjedhor dështoi për shkak se VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohej dhe kërkonte sistem të shumicës, ndërsa edhe nga BDI-ja mbetën në qëndrimin që të ketë tre njësi zgjedhor e. LSDM-ja parimisht u pajtua me kërkesat e partive të vogla por nuk bëri asgjë për realizimin e tyre./TV21

You may also like