Një ndeshje larg Katar 2022, Australia fiton Play Off-in kundër EBA

by admin
Spread the love

Australia ka fituar 2-1 Play Off-in kontinental të zonës aziatike kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe falë këtij suksesi ka fituar një vend në finalen e madhe kundër Perusë, fituesi i së cilës do të kualifikohet në Kupën e Botës, Katar 2022.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “kangurët” kanë zhbllokuar sfidën me Irvine, por EBA ka barazuar gjithçka pas 4 minutash me Canedo.

Një gol i Hrusic në minutat e fundit ka kualifikuar Australinë, që tashmë do të përballet me Perunë në 13 qershor, në një sfidë që vlen një vend në fazën finale të Botërorit. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter

You may also like