Një muaj nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP, banorët bëhen bashkë dhe festojnë

by admin
Spread the love

Me shumë të papritura, rrëfime, debate e shumë emocione, nisi spektakli më i ndjekur dhe më i komentuar i momentit Big Brother VIP.

Kur janë bërë vetëm një muaj nga fillimi dhe hyrja në shtëpi e banorëve të famshëm, ata kanë arritur të marrin vëmendjen e publikut, disa duke fituar simpati e disa tjerë edhe antipati.

Për të shënuar këtë datë, banorët janë bërë bashkë në oborrin e shtëpisë duke e kënduar këngën “shumë urime për ne”, që tradicionalisht këndohet në raste ditëlindjesh.


Vlen të theksohet se mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë bashkuar edhe dy banorë të rinj, që janë DJ PM dhe DJ Dagz, të cilët ndryshe nga tjerët do të konkurrojnë si një person i vetëm.

Ndërkohë mbrëmë nga vota e publikut u largua Ardit Çuni, që bëhet banori i katërt që eliminohet nga shtëpia.


Kujtojmë që spektakli do të vazhdojë deri në muajin janar, ndërsa shpërblimi kryesor është shuma prej 100 mijë eurosh që do ta fitoi personi i fundit që del nga shtëpia.


You may also like