Një monedhë 5 franga, shitet për 280 000 franga

by admin
Spread the love

Një monedhë e rrallë zvicerane, të martën u hodh në ankand me një çmim të jashtëzakonshëm.

Ajo daton nga viti 1886 dhe është e argjendtë. Një monedhë prej 5 frangash zvicerane, të martën arriti shumën prej 280 mijë frangash gjatë një ankandi të organizuar nga kompania Numismatica Genevensis, informon portali Shtegu. Një shumë “e jashtëzakonshme”, siç ka thënë për “Tribune de Genève” drejtori i saj, Frank Baldacci. Dy kopje janë në duar private, përfshirë atë të blerë të martën. Pronari i ri i saj banon në Zvicër, sugjeron drejtori i kompanisë numizmatike.

You may also like