Një mik ia referoi mikut tjetër, përfitoi: Ja skema e rritjes së BigCommerce+?

by admin
Spread the love

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet e rajonit që më së shumti kanë investuar në skemën piramidale online BigCommerce+. Se pse ndodhi kjo, Isa Fida dhe Llokman Musliu treguan në ClickPlus në TV21.

Fida thotë se kjo ka ardhur nga fakti se në fillimet e saja, njerëzit patën përfitim nga investimi në BigCommerce+. Një mik më pas ia ka referuar një miku tjetër, kështu duke marrë përqindje përfituese në portofolin online të tij.

“Është futur një njeri. Janë futur dy, tre, pesë, dhjetë… dhe ka shkuar është bërë virale. Ata, në fillim që janë futur, ndoshta kanë fituar. Ka futur 100 euro, e ka nxjerr fitimin brenda 20 ditëve të para dhe ja ka referuar një miku. Kështu, ai ka fituar edhe më shumë në investimin edhe si referim. Nëse ai ka hedhur edhe lekë, ka fituar edhe më shumë”, sqaron Fida.

VIDEO:

You may also like