Një mik i madh i vendit tonë

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-Shefit të misionit të Zyrës së ShBA-së në Kosovë, John Menzies.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani thotë se një mik i madh i Kosovës ka ndërruar jetë.

Ajo më tej shtoi se Menzies shërbeu në ditët më të errëta të Kosovës dhe përforcoi thirrjet e popullit për paqe e pavarësi.

“Ambasadori John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shefi i Misionit në Kosovë, ka ndërruar jetë fatkeqësisht. Ai shërbeu në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar presidentja, transmeton Klankosova.tv.

You may also like