Një legjendë i bashkohet Vllaznisë, Sinani pjesë e stafit teknik

by admin
Spread the love

Vllaznia njofton se ka afruar në stafin teknik një legjendë të futbollit shkodran, ish-sulmuesin e njohur Vioresin Sinanin. Ja dhe njoftimi i plotë i klubit shkodran:

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin.

Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!”. / Oversport.tv

Foto: KF Vllaznia – Faqja Zyrtare

You may also like