Një kapele e bën veshjen dhe dëshmitare kemi Einxhel

by admin
Spread the love

Einxhel Shkira, veç gjithë të tjerave, nuk kaloi pa komente edhe për stilin e saj në Big Brother VIP.

Moderatorja edhe pas daljes nga reality show, vazhdon të na tregojë idetë e saj të kombinimit me foto nga më të ndryshmet.

Po sa shumë i përdor kapelet, e keni vënë re? Ajo zgjedh prerje nga më të ndryshmet dhe luan me ngjyrat, modelet dhe materialet. Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë (edhe pa favorizimin e motit), Einxhel akoma si ka hequr kapuçat e trashë dimërorë.

Po ashtu e kemi parë me ‘bucket hat’, ose me kapele bejsbolli, e në raste të tjera na ka çuar në Teksas me modelet e atjeshme të kapeleve.

Me pak fjalë, hidhini një sy këtyre fotove për të marrë ide kombinimi kapelesh. Fundja ku ka më mënyrë më të mirë se kjo për të treguar sa stil je.

 

 

You may also like