Një japonez kërcënon Romën: E përmbysim dhe shkojmë në çerekfinale

by admin
Spread the love

Një japonez kërcënon Romën. Verdhekuqtë triumfuan 2-0 në “Olimpico” ndaj Real Sociedad dhe hodhën një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Europa Leagues, megjithatë baskët nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Kushtrimin e përmbysjes së madhe e ka dhënë japonezi Takefusa Kubo, i cili ka karikuar tifozët baskë, duke premtuar se skuadra do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar në turin tjetër, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.

“I kemi të gjitha mundësitë për përmbysjen dhe do ta provojmë. Me tifozët në krah, ne jemi shumë të fortë. Nëse ata shënuan dy herë në ndeshjen e kaluar, nuk shoh asnjë arsye pse të mos shënojmë edhe ne të enjten. Diferencën në “Olimpicio” e bëri finalizimi, pasi ata shfrytëzuan rastet, ndërsa ne jo”, deklaroi sulmuesi japonez.


Top Channel

You may also like