Një humbje e madhe për Partizanin, sulmuesi zyrtarizon largimin nga “të kuqtë”

by admin
Spread the love

Ka përfunduar aventura e sulmuesit Stenio Zhunior me skuadrën e Partizanit. Ka qenë vetë braziliani që në një postim në Instagram (story) ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimi i tij me klubin kryeqytetas.

“Sot përfundon kontrata ime me Partizanin. Felenderoj klubin për këtë 1 vit e gjysmë që kaluam së bashku. Falënderoj presidentin Gaz Demi për respektin, lojtarët, punonjësit e klubit dhe trajnerët, për të gjithë momentet dhe tifozët për të gjithë mbështetjen.

Ju uroj fat në arritjen e objektivave të radhës, respekt”, ka shkruar Stenio Zhunior duke konfirmuar largimin nga “të kuqtë”. / Oversport.tv

You may also like