Një Holodomor i ri:Plani i Putinit për të shkaktuar një zi buke me përmasa globale – Shqip

by admin
Spread the love

Linkiesta

Lufta e Rusisë në Ukrainë, po rrezikon të vdesë urie qindra miliona njerëz në dhjetëra shtete, dhe në çdo cep të planetit. Efektet e krizës ushqimore, për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me grurë, drithëra dhe produkte të tjera që Kievi eksporton në të gjithë botën nga portet e tij, janë gjithnjë e më të dukshme.

Sidomos në disa vende në zhvillim,blejnë nga Ukraina nga jo vetëm lëndë të para, por qëpraktikisht ishin të varura prej saj. “Tmerri nga planit i djallëzor i Putinit është aq i madh, sa që ne e kemi të vështirë ta kuptojmë në tërësinë e tij. Po ashtu, ne priremi të harrojmë se sa ushqimi është sot një element qendror i politikës”- shkroi së fundmi Timoti Shnajder, profesor i historisë në Universitetin e Jeilit, SHBA.

Deri në 300.000 ton drithë të ruajtura në portin ukrainas të Mikolaivit në Detin e Zi, mund të jenë shkatërruar nga bombardimet ruse deri në fillim të qershorit. FAO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, vlerëson se këtë vit, midis 2030 për qind e tokës bujqësore të Ukrainës do të mbetet e pa mbjellë ose e pa korrur, pikërisht për shkak të luftës.

Nënkryetari i Unionit Publik të Këshillit Agrar të Ukrainës, Denis Marçuk, deklaroi të mërkurën e kaluar se Rusia kishte “grabitur rreth 600.000 tonë grurë nga fermerët ukrainas. Moska e hodhi poshtë këtë akuzë, por udhëheqësi i administratës ushtarake pro-ruse, që pushtoi rajonin jugor të Zaporizhzhias, u mburr po atë ditë me vagonët e trenave të mbushura plot me grurin ukrainas, që largoheshin nga qyteti i pushtuar nga Rusia, Melitopol, drejt Krimesë.

Ndërkohë Andrij Jermak, kreu i zyrës së Presidentit Volodimir Zelenski shkroi së fundmi nërrjetin social Telegram:Rusët po bombardojnë me napalm (bomba që ndezin zjarre), fushat e Ukrainës. Ata po krijojnë një krizë globale ushqimore, duke u përpjekur të rikrijojnë Holodomorin.

Referenca ndaj Holodomorit nuk është aspak e rastësishme. Me këtë term, ukrainasit përkujtojnë zinë e tmerrshme të bukës, të shkaktuar qëllimisht nga autoritetet staliniste në Ukrainën sovjetike gjatë viteve 19321933. Ishte një gjenocid përmes urisë, që shkaktoi mbi 6 milionë të vdekur.

Ukrainasit e vuajtën andëshkim, pasi u akuzuan se kundërshtonin sistemin e pronësisë kolektive. Atyre iu morën të gjitha burimet bujqësore, çereku i popullsisë rurale vdiq, teksa pati një shfarosje të elitave kulturore, fetare dhe intelektuale ukrainase, pra të njerëzve që konsideroheshin armiq të socializmit.

Ideja se kontrolli i grurit ukrainas, mund ta ndryshojë botën nuk është e re. Stalini dhe Hitleri, tentuan të bënin të njëjtën gjë. Për Stalinin, toka e Ukrainës do të shfrytëzohej për të ndërtuar një ekonomi industriale për Bashkimin Sovjetik. Në fakt, bujqësia e kolektivizuar vrau rreth 4 milionë ukrainas. Kur njerëzit filluan të vdisnin në masë, Stalini fajësoi vetë ukrainasit. Propaganda sovjetike i quajti nazistëata që tërhiqnin vëmendjen ndaj asaj katastrofe”- shkruan më tej Shnajder.

Në marsin e vitit 2008, parlamenti i Ukrainës dhe 19 vende të pavarura i njohën si akte gjenocidi veprimet e qeverisë sovjetike në Ukrainë në fillim të viteve 1930. Dhe më 23 tetor të apo atij viti, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, duke e njohur zyrtarisht Holodomorin si një krim kundër njerëzimit.

Vitet e fundit, Putin i ka hapur rrugën ringjalljes së një skenari të ngjashëm në shekullin XXI-të. Para së gjithash, ai aktivizoi propagandën e brendshme:rusëve së sotëm po u thuhet se uria e shkaktuar në atë kohë nga Stalini ishte një aksident, dhe se ukrainasit kanë qenë gjithmonë në anën e gabuar, pranë nazistëve.

Kjo është gjithashtu një mënyrë për ti bërë të duken të pranueshme, të drejta dhe legjitime vjedhjet e grurit që po ndodhin këto kohë në Ukrainë. Sipas Shnajder, plani i Putinit për zinëe bukës që synon të shkaktojë, është menduar të funksionojë në tre nivele:“Së pari, ai është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të shkatërruar shtetin ukrainas, duke reduktuar ndjeshëm eksportet e tij.

Së dyti synon të gjenerojë refugjatë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, zona që zakonisht ushqehen nga Ukraina, për të shkaktuar destabilitet në Bashkimin Evropian. Sëtreti, dhe më e tmerrshmja, një zi buke botërore, është një sfond i domosdoshëm për fushatën propagandistike ruse kundër Ukrainës. Vdekjet masive janë më se të nevojshme, si një sfond për një garë propagandistike.

Efektet e planit të çmendur të Putinit, po shkaktojnë tashmë pasoja negative në mbarë botën. Çmimet globale të ushqimeve janë rritur me 17 për qind që nga janari, ndërsa vetëm ato të drithërave me më shumë se 21 për qind. Nga ana tjetër, gati 1/3 e eksporteve botërore të grurit, dhe 60 për qind e eksporteve botërore të vajit të lulediellit, vinin nga Rusia dhe Ukraina.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave Ushqimore , nga çdo 100 kalori ushqimore që tregtohen në mbarë botën, 12 vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Një raport i ri i FAO-s dhe i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), i publikuar këtë javë paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zhysë deri në 47 milionë njerëz të tjerënjëpasiguri ushqimore akute, duke e çuar në 323 milionë numrin e përgjithshëm të njerëzve në rrezik.

Dhe më të prekurit janë vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, popullsia e të cilave ka të ngjarë të mësyjë në zemër të Evropës. Një operacion që Shnajder e përcakton si një nivel i ri kolonializmi, dhe si kapitulli i fundit në politikën e urisë. / Shqip

You may also like