Një heshtje që flet shumë, Dybala tërbon tifozët e Juventusit

by admin
Spread the love

Në rrjet po qarkullon një video e cila ka tërbuar tifozët e Juventusit. Në një moment autografesh nga makina për tifozë të ndryshëm, Paulo Dybala është ngacmuar nga një fanse për mundësinë e transferimit tek Inter. Mos shko tek Inter dëgjohen disa tifozë që i drejtohen argjentinasit. E teksa ai firmos fanallen e Juventusit, një tjetër tifozë i drejtohet: Pse te Inter? Mos shko tek Interi.

E teksa zërat e merkatos bëjnë me dije se argjentinasi ka arritur një akord verbal me zikaltrit dhe në fund të sezonit do të vijë edhe firma për këtë transferim, reagimi i sulmuesit ka tërbuar juventinët. Pas fjalëve të tifozës, Dybala as nuk ka tentuar që të përgënjeshtrojë këto zëra. Përkundrazi, i ka konfirmuar duke reaguar vetëm me një buzëqeshje.

Pasi nuk gjeti akordin për të rinovuar me Juventusin, Dybala do të largohet me arametra zero nga bardhezinjtë dhe duket se do të ketë një ribashkim me ish-drejtorin, Marotta te skuadra kampione në fuqi e Italisë. /oversport.tv

You may also like